Një 33-vjeçar në Kavajë ka rënë në prangat e policisë pasi u pikas teksa po hynte me armë zjarri në një lokal.
Sipas policisë përmes informacioneve të marra 33-vjeçari me iniciale L. B. mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.
Për ndërhyrjes së bluve u bë i mundur ndalimi i33-vjeçarit dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.
Në këtë mënyrë sipas policisë është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale.
Bëhet e ditur gjithashtu se 33-vjeçari rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale.
Marrja në kohë e informacionit dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.
Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.