Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek të moshuarit

2019/12/28 at 8:47 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek të moshuarit

Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë se dy të moshuar dhe më pak se dy fëmijë.


Aktualisht Shqipëria radhitet në ato vende ku popullsia në moshë pune (15-64) vjeç ka më shumë në varësi të rinj të moshës (0-14) vjeç se sa të moshuar mbi moshën 64 vjeç, por kjo varësi po ndryshon me shpejtësi.

Nëse varësia është e lartë për moshat e reja, ky zhvillim në perspektivë është një zhvillim pozitiv, pasi forca e punës do të furnizohet më punonjës të rinj, por nëse varësia transferohet nga moshat e reja drejt të vjetrave atëherë ata që punojnë duhet të kujdesen për një grup moshë që nuk e kthen “investimin”. Në Shqipëri së fundmi struktura e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi nga moshat e reja tek ato të vjetra.

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë, teksa popullsia në moshë pune me njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishte 1.969.996 persona gjatë të njëjtit vit, sipas të dhënave të INSTAT.

Për vitin 2018 raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri është 20,1 % kundrejt 17,9 % në vitin 2014. Nga ana tjetër, raporti i varësisë së të rinjve në vitin 2018 është 25,4 % kundrejt 28,2 % në vitin 2014, duke pasur kështu për një tendencë në rënie të këtij raporti në vendin tonë.

Por ende në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

Nga  janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat.

Zhvillimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet, ndërkohë që struktura e saj tregon se popullsia po shkon drejt plakjes. Ekspertët e INSTAT shpjegojnë se kjo si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë, si dhe nga ana tjetër e lindshmërisë, e cila vazhdon të jetë nën nivelin e zëvendësimit.

Nga 1 Janari 2014 deri në 1 Janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me rreth 23 mijë banorë, ose ka rënë mesatarisht me 0,16 % në vit si rezultat i dy komponentëve:

shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto. Shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar rënie gjatë dy viteve të fundit, kjo kryesisht si pasojë e rënies së numrit të lindjeve.

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë, duke ngadalësuar shtesën natyrore të popullsisë. Në vitin 2014 ky indeks shënon vlerën 1,73 fëmijë për grua, duke pësuar

ulje nga viti në vit, derisa arrin në 1,37 fëmijë për grua në 2018. Ky indeks është nën nivelin e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua.

Në vitin 2018 jetëgjatësia e pritur ishte 80,5 vjet për femrat dhe 77,4 vjet për meshkujt. Gjatë periudhës 2014-2018 jetëgjatësia për femrat ka qëndruar pothuajse në nivele të njëjta, ndërsa për meshkujt ka pësuar rritje, krahasuar me vitin 2014.

Ndër vite, diferencat gjinore në jetëgjatësinë në lindje, midis femrave dhe meshkujve kanë ardhur në rënie. Kështu, viti 2018 shënon një diferencë prej 3,1 vite midis 2 gjinive, ndërkohë që në vitin 2014 kjo diferencë ishte 3,9 vite. Gjatë këtyre pesë viteve, diferenca ishte më e ulëta në 2017, me 2,9 vite

Mosha mediane e popullsisë është indikator që tregon qartë tendencat drejt plakjes së popullsisë sonë. Mund të vihet re një rritje e ndjeshme e moshës medianë, e cila arrin

në 36,1 vjeç në vitin 2018 nga 34,2 vjeç që ka qenë në vitin 2014. Mosha mediane 36,1 vjeç tregon se gjysma e popullsisë gjithsej është më e re se kjo moshë dhe gjysma tjetër më e madhe. Në vitin 2018, femrat kishin një moshë mediane më të lartë prej 37,2 vjeç kundrejt 35,0 vjeç për meshkujt. /Burimi: monitor.al



Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
VIDEO/ Anija del nga kontrolli dhe përplaset në brigjet e Stambollit

VIDEO/ Anija del nga kontrolli dhe përplaset në brigjet e Stambollit

Sulmi terrorist me makinë bombë lë të paktën 61 viktima

Sulmi terrorist me makinë bombë lë të paktën 61 viktima

“Mirënjohje publike” për Konsullin në Liban, ndihmoi në lirimin e Alvinit

"Mirënjohje publike" për Konsullin në Liban, ndihmoi në lirimin e Alvinit
















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com