Ndonëse janë përfolur gjatë gjithë kësaj jave për tradhti dhe ndarje duket se lidhja mes Miley Cyrus dhe Cody Simpson vijon.
Përmes një video në rrjete sociale muzikanti tregoi se dyshja janë ende bashkë. Në këtë video ai shfaqet së bashku me Cyrus në fermën e familjes së saj në Tennessee.
Pak kohë më parë u publikua në media lajmi se Cody e kishite tradhtuar këngëtaren në një lokal nate në New York.
Ai ishte parë duke pirë dhe flirtuar me vajza të tjera. Mirëpo menaxheri i tij i mohoi këto zëra dhe tashmë me videon vjen konfirmimi që ata janë bashkë./Opinion.al/