Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Organizatën e Veteranëve të LANÇ.
Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Meta shkruan se ky dekorim është bërë për kontributin që ata kanë dhënë në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.
“Edukimi i gjeneratave të reja me ndjenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit është sfidë e rëndësishme për të ardhmen. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë! Lavdi përjetë dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut”, shkruan Meta. /Opinion.al
(1/2) Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, pata sot nderin e veçantë t’i dorëzoj Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Organizatës së Veteranëve të LANÇ, për kontributin e përhershëm që ka dhënë e jep në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar. ?? pic.twitter.com/8PCkEJSNk3
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) December 24, 2019
(2/2) Edukimi i gjeneratave të reja me ndjenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit është sfidë e rëndësishme për të ardhmen. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë! Lavdi përjetë dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut! ?? pic.twitter.com/kcJOrOEYXD
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) December 24, 2019