Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për drejtimin e SPAK, Kondili:Opinioni publik pret rezultate konkrete

2019/12/18 at 10:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për drejtimin e SPAK, Kondili:Opinioni publik pret rezultate konkrete

Vetëm pas pak ditësh do të nis punën SPAK, por deri më tani ende nuk dihet se kush do të jetë drejtuesi i këtij institucioni të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare.


Në garë janë tre kandidatë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion.

Ndërkohë, ka nisur sot intervistimet për drejtuesin e këtij institucioni dhe i pari që doli para KLP është Altin Dumani, i cili paraqiti platformën e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Sipas tij, gjëja e parë që ai do të bëjë nëse zgjidhet në krye të SPAK është që të fillojë procedurën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Në prokurorinë e posaçme duhet që prokurorët të ndahen sipas specializimeve që ata kanë. Duhet të fillohet me dy seksione, seksioni për hetimin e krimit të organizuar dhe hetimin e zyrtarëve të shtetit Hapi i parë, brenda javës së dytë të punës është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së BKH. Ky institucion është si një mushkëri që furnizon me ajër SPAK. Pa këtë puna jonë do të vështirësohet. Javën e dytë të punës do të bëj njoftimin, ftesën për aplikim për drejtor të BKH,-tha Dumani.

Ndërkohë, pas Altin Dumanit, i ka ardhur radha Arben Krajës që të intervistohet nga SPAK për garën e drejtuesit të SPAK.

Kraja paraqiti vizionin e tij para KLP: “Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritjen dhe efektivitetin e kësaj strukture. Kam eksperiencë drejtimi e cila garanton suksesin tim në drejtim të institucionit. Drejtuesi do të ketë eksperienca manaxheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin per sekuestro parandaluese, për imunitetin e zyrtarëve të lartë. Kërkoj besimin e KLP për të drejtuar këtë institucion të ri ku të vë në praktikë aftësitë e mia drejtuese”.

Po ashtu, kandidati i tretë për kreun e SPAK, Ervin Kondili, ka shpalosur vizionin e tij në lidhje me udhëheqjen e SPAK.

Kondili deklaroi se; “Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK.”

Pjesë nga fjala e Kondilit

Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve është larg centralizimit të dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet më të përshtatshme për çdo çështje./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Ndalohet agjenti i krimeve në Tiranë, dyshohet për trafikim narkotikësh

Vetting/ Jep dorëheqjen, ndërpritet procesi për zyrtarin e Policisë

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore

Draftet për median online shkojnë në Kuvend, cilat janë ndryshimet

Opinion/ Portalet apo qeveria, kush ka të drejtë?
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com