Përmes disa postimeve në instagram personazhi i njohur televiziv Khloe Kardashian pohoi se tashmë nuk ndiente urrejtje për Jordyn Woods, e cila u fotografua duke u puthur me ish-partnerin e saj, Tristan Thompson.
Megjithatë reagimi i woods pas fjalëve të Khloes nuk ishin ato që priteshin. Në një postim në Instagramin e saj ajo ka shkruar:
“Dikush diku po flet akoma për personin që ke qenë, sepse nuk kanë akses në personin që je bërë”,-ka përfunduar ajo.
Më herët Khloe kishte shkruar: “Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative ose urrejtëse ndaj ndokujt! Jeta është e shkurtër! Ne jemi të gjithë njerëz që përpiqemi ta kuptojmë këtë gjë të quajtur jetë. Kush jam unë për të dënuar ndokënd tjetër? Po, më lejohet të ndjehem e lënduar dhe me dhembje. Do të ishte e panatyrshme për mua të pretendoja sikur nuk jam. Personalisht, nuk dua të kem një zemër të urryer. Unë dëshiroj paqen në jetën time. Nëse do të ndjeja urrejtje do të më dëmtonte deri në fund”./Opinion.al/