Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar në Facebook disa pamje nga Shkozeti, ku thotë se banorët në këtë zonë janë të lodhur, të tronditur, në stres të plotë dhe të paushqyer.
Sipas kryedemokratit në çdo takim banorët i përsërisin se nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të shohë gjendjen.
Basha thekson se gjendja është e rëndë dhe nevojat e njerëzve janë urgjente ndaj ju bëri thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë pasi koha nuk pret.
Postimi i plotë:
“Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!”/Opinion.al