Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në Gjyq” solli përballë njëri-tjetrit djalin dhe nënën e tij. Një pronë e lënë trashëgimi nga gjyshja ka shkaktuar një konflikt të madh në shtëpinë e tyre.
Zonja Etleva pretendon se është pronë e saj, por djali Brikeno nga verifikimet që ka kryer, ka marrë vesh se prona është në emrin e një tjetër zotërie. Situata e krijuar e ka detyruar Brikenon të thërrasë mamanë e tij dhe t’i kërkojë një shpjegim se kush është zotëria, ç’lidhje ka ai me familjen e tyre dhe përse prona për të cilën zonja Etleva pretendon se e ka trashëgimi nga gjyshja është në emrin e tij.
Brikeno: Zonja që kam përballë është mamaja ime dhe këtu e kam sjellë për çështje prone. Me thënë të drejtën bëhet fjalë për një shtëpi, që zonja supozohet…
Etleva: Çështë kjo zonja Eni, të kesh çështje prone dhe të të sjellë fëmija…
Eni Çobani: Ta shpjegoi se për çfarë prone bëhet fjalë njëherë.
Brikeno: Të lutem zonjë, ta mbaroj unë përderisa kemi ardhur këtu, sepse kemi goxha kohë në familje që bëjmë debat, atëhere përderisa ne s’po e zgjidhim atje, unë të kam ftuar këtu që të bëjmë debat. Ta mbaroj unë çështjen e pronës dhe pastaj ke të drejtën tënde të më kundërvihesh. Atëhere…
Etleva: Të të sjellë fëmija këtu për një çështje prone, zonja Eni…
Brikeno: Të lutem, të lutem, zonjë ta mbaroj unë pastaj ke pjesën tënde
Ardit Gjebrea: O Brikeno po si i thua mamit zonjë, more burrë i dheut? Sa vjeç je ti?
Brikeno: Unë jam 24!
Ardit Gjebrea: Unë e di që djemtë në moshën tënde e kanë pak bezdi t’i thonë mama, mamasë dhe i thonë plaka apo jo?
Brikeno: Jo, absolutisht, plaka unë nuk e përdor, fjalën plaka me mamanë time.
Ardit Gjebrea: Dhe zonjë që t’i thuash sikur…
Brikeno: Ok, por më duket më e arsyeshme sepse sa t’i them plaka, më mirë i them zonjë ose mama, por për momentin më erdhi fjala zonjë këtu.
Ardit Gjebrea: Ti je i fejuar?
Brikeno: Jo, jam beqar!
Ardit Gjebrea: Nuk është se ke turp nga e fejuara, që t’i thuash mama?
Brikeno: Jo, jo absolutisht!
Ardit Gjebrea: Më mirë mama apo zonjë?
Brikeno: Më mirë mama!
Ardit Gjebrea: Atëherë thuaji mama, hiqe atë zonjë.
Brikeno: Atëherë, mamaja ime e dashur pretendon se më ka lënë mua një pronë. Ok, biseduam në familje që unë në këtë pronë të dal të jetoj vetëm. Deri këtu është diçka shumë në rregull.
Eni Çobani: Prona për të cilën flasim çfarë është?
Brikeno: Prona është një garzoniere e vogël, që gjyshja ime, mamaja e mamasë sime ia ka lënë mamasë dhe kjo do të ma lërë mua.
Etleva: Zonja Eni, ti lësh një pronë djalit dhe të të sjellë këtu?
Brikeno: Po s’është pronë moj, nuk është pronë e jotja.
Etleva: Keq të të bësh me shtëpi mama, keq mos të bësh!
Brikeno: Po nuk është pronë e jotja, ti pretendon se është pronë e jotja, por nuk është.
Etleva: Ta dish dhe po ia them zonjës Eni dhe gjithë publikut, që sot e tutje, nuk ke më pronë.
Brikeno: Po nuk është pronë e jotja.
Etleva: Prona është e imja, ma ka lënë ime më. Ka 25 vjet.
Brikeno: Ka 25 vjet dhe jam shumë dakord, por nuk figuron pronë e jotja. Mamaja pretendon se ma ka lënë mua pronën dhe unë dua të iki të jetoj vetëm, kemi rënë dakord në familje të iki dhe të jetoj vetëm, deri këtu gjithçka është në rregull.
Eni Çobani: Ti je i gatshëm të jetosh vetëm tani?
Brikeno: Po me aprovimin edhe të familjes, normalisht. Tani unë iki në bashki për të bërë disa rregullime sipas ligjit. Iki në bashki dhe më del përpara një zotëri.
Etleva: Mos dëgjo njeri të keqen mama, mos dëgjo çfarë thotë dynjaja mami. Prona është e imja, shtëpia është e imja.
Brikeno: Po nuk është e jotja, se figuron në emër tjetër prona.
Etleva: Ti e di fare mirë dhe as këtu nuk duhet të më sillje, sepse ti e di fare mirë, që 25 vite ne kemi shkuar tek nëna. Përveç nesh nuk shkonte asnjeri atje.
Brikeno: Jam shumë dakord për këtë pjesë… E di këtë pjesë.
Etleva: Atëherë për çfarë më ke sjellë këtu?
Brikeno: Më fal një sekondë. Zonja Eni shkoj në bashki dhe më del një zotëri dhe më thotë kush je? I them jam filan fisteku… Për çfarë ke ardhur? Më ka lënë mamja një pronë. Cilin apartament? Ke një çertifikatë? I thashë pse të duhet, është pronë e gjyshes ma ka lënë mamaja. Më tha më thuaj pallatin.
Eni Çobani: Adresën?
Brikeno: Adresën, ia dhashë të gjitha dhe më tha nuk figuron në emrin tënd, është në emër të zotit Gëzim Elezi. I thashë as e njoh…
Etleva: Ti s’ke punë të keqen mamaja. Ti po deshe merr çelësat dhe shko jeto. Ti s’ke punë fare, me letra me dokumenta merremi ne.
Eni Çobani: Pra del në emër të një zotërie që ju pretendoni që nuk e njihni apo jo ?
Brikeno: Absolutisht, hera e parë që e has si emër. Për këtë arsye kam ftuar dhe mamanë dhe t’i them: O mama, ky personi Gëzim Elezi kush është? Çfarë e kemi? Hera e parë që e dëgjoj. E kemi nip, e kemi dajë, e kem xhaxha?
Etleva: As e njohin mami dhe as nuk e kemi gjë mami. Ty nuk të intereson fare.
Brikeno: Si nuk më intereson? Ti pretendon të më lësh pronën mua.
Etleva: Ti po deshe, merr çelësat dhe shko jeto në shtëpi.
Brikeno: Prona figuron në emër të zotërisë. Kush është ky zotëria?
Etleva: As e njoh dhe as dua ta njoh. Edhe ti s’ke punë fare me atë, meremi ne.
Brikeno: Ore këtë zotërinë, nëna mos e ka pasur diçka, njeriun e vet, mikun e vet?
Etleva: As edhe një gjë, as e njoh dhe as dua ta njoh.
Eni Çobani: Zonja Etleva pa e prekur pjesën familjare, kush është zoti Gëzim, nëqoftëse mund të na jepni shpjegime?
Etleva: Djali nuk e di po e them këtu për herë të parë, në ’94 mamaja ka bërë një ndërrim shtëpie, e ka pasur tek rruga Bardhyl dhe ka shkuar ka marrë një garzoniere.
Brikeno: Ohoo, ti vazhdon akoma prona, prona.
Etleva: Ka bërë një ndërrim shtëpie me këtë zotërinë.
Brikeno: Nuk është pronë e jona.
Etleva: Po, po mami fol nuk është prona ime.
Brikeno: Ehe vazhdo që është prona jonë.
Etlvea: Në’ 94 kam qenë shtatzënë me djalin dhe nuk kam ndërhyrë.
Eni Çobani: Pra ju jeni vajza e vetem e mamait dhe babait tuaj?
Etleva: Po, po!
Eni Çobani: Ti ke banuar në një banesë tjetër?
Etleva: Po, po!
Eni Çobani: Pra ka pasur një banesë tjetër mamja juaj?
Etleva: Po, në rrugën Bardhyl, shtëpi 1+1. Në ’94 mamaja ka bërë këtë ndërrim. I thashë pse e bërë këtë ndërrim? Po ngaqë vdiq babai tha dhe unë s’mund të jetoja më atje dhe erdha këtu.
Eni Çobani: Tani ekzistencӕn e kësaj banesës tjetër e dinte Brikeno?
Etleva: Jo!
Brikeno: Tani po e marr vesh zonja Eni.
Eni Çobani: Ju keni vendosur bashkë me bashkëshortin, meqë ju vjen një pasuri nga mamaja juaj, mbas vdekjes së saj t’ia kaloni djalit tuaj?
Etleva: Po!
Eni Çobani: Keni pasur dokumente të kësaj banese?
Etleva: Tek kjo 1+1 kam një certifikatë, në emrin e të dy prindërve.
Eni Çobani: Ekziston akoma edhe sot kjo certifikatë?
Etleva: Po!
Eni Çobani: Ekziston në emër të dy prindërve të tu kjo banesë 1+1?
Etleva: Po! Është në emër të tyre.
Eni Çobani: Zoti Gëzim Elezi e posedon sot banesën 1+1 ?
Etleva: Po e posedon sot.
Eni Çobani: Ndërkohë nga zbulimi që keni bërë pranë bashkisë.
Brikeno: Pranë bashkisë, i zoti i shtëpisë që pretendon mamaja të më lërë është zoti Elezi. Unë erdha për një çështje tjetër, mamaja më nxjerr se ka pasur një ndërrim para disa vitesh. Tani pse e dua unë këtë garzoniere që është e rrënuar, pse mos marrim këtë 1+1?
Etleva: Jo, jo s’kam punë me 1+1 unë, unë kam punë me garzonieren mami, Atë më ka lënë mamaja.
Brikeno: Nuk është prona jonë, ti kujton se është e jona.
Etleva: Ma ka lënë mamaja me testament zonja Eni. Ka 3 vjet që ne paguajmë ujë dhe drita dhe kemi dhe çelësat.
Brikeno: Nuk është e jona.
Etleva: Garzonieren do mbaj, mami nuk kam punë me 1+1.
Eni Çobani: Pse je e bindur që do të mbash garzonieren? Nuk do apartamentin 1+1?
Etleva: Atë më ka lenë zonja Eni, nuk kam punë me apartamentin 1+1.
Eni Çobani: Keni ndonjë numër telefoni të zotërisë?
Etleva: Kam telefonuar zonja Eni, kemi komunikuar dhe dy herë.
Eni Çobani: Keni folur ju vetë personalisht?
Etleva: Po!
Eni Çobani: Mbas vdekjes së mamasë?
Etleva: Po, mbas vdekjes së mamasë dhe më tha nuk ju njoh as juve, as Dhimitrën. Që Dhimitra është nëna ime. Tha nuk ju njoh fare dhe ju lutem mos më shqetësoni, mos më telefononi më.
Ardit Gjebrea: Ai banon atje?
Eni Çobani: Ai banon në shtëpinë 1+1 dhe emri i tij del njëkohësisht dhe në garzoniere. Prandaj dhe shqetësimi jonë është që të na jepte një shpjegim.
Brikeno: Zonja Eni, ta di dhe unë si ka ndodhur. Zotit Gëzim i them të ballafaqohet qoftë me mua, qoftë me mamanë, ose me babain.
Eni Çobani: Babai nuk ka punë këtu se është pronë e mamasë.
Brikeno: Ose me ty zonja Eni.
Eni Çobani: E mirëpres.
Brikeno: E ftoj zotin Gëzim Elezi të përballet me mamanë. Unë do i shkoj deri në fund me të gjitha letrat, sepse ajo garzoniere që ka jetuar nëna ime na takon neve, sepse përderisa ka jetuar 22 vite dhe 3 vite që ka ndërruar jetë, i thonë 25 vite.
Eni Çobani: Të dëgjojmë edhe pronaren e vërtetë që është mamaja juaj. Kështu Eva më thuaj çfarë do bësh me pronën tënde, do ta ndjekësh këtë?
Etleva: Do ta ndjek me ndihmën tuaj zonja Eni dhe të më dalin letrat.
Eni Çobani: Po dolën letrat, këtë banesën do ia lësh Brikenos?
Etleva: Të marrim letrat njëherë, Brikeno le të të shkojë të jetojë që nesër po të dojë, letrat i kam unë.
Eni Çobani: Pra letrat i do ti?
Etleva: Letrat i dua unë.
Eni Çobani: Për të banuar le të banojë Brikeno, por pronari je ti?
Etleva: Pronarja jam unë.
Eni Çobani: Pra ti e lë, ti e nxjerr?
Etleva: Më vonë pastaj me kismet, le ti marri dhe letrat ai, por sot për sot, jo njëherë, sepse me ç’po dëgjojmë dhe ç’po shikojmë, marrin letrat dhe na nxjerrin nga dera përjashta.
Brikeno: Ta marri mamaja, pastaj si mamaja, si unë, do jem dhe unë i gëzuar normalisht, por rëndësi ka që ajo pronë të bëhet me letra./tvklan.al