Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur në autostradën Milot- Rrëshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”. Mësohet se një automjet tip “Benz” që drejtohej nga A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor, i cili ka marrë dëmtime të rënda.
I plagosur i pa identifikuar është transportuar për në spitalin e Traumës Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili do merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuarka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar./ Opinion.al