Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili:Bllokimi i Kushtetueses, sabotim i qëllimshëm i integrimit europian

2019/11/21 at 1:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: 1.7 milionë dollarë, skandali që përfshin dy ministri

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se i është vënë nën një sulm kriminal Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës me strategjinë e vetme që të bllokojë drejtësinë.


Në një dalje për mediat, Vasili shtroi disa pyetje për ata që flasin për drejtësinë.

“Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota? Përse nuk e hapën gojën, kur Komisioni i Venecias vulosi qartë që Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën për anullimin e votimeve moniste të 30 qershorit, ndërkohë një Komision i Kriminalizuar Parlamentar vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe pas këtij rekomandimi? “, pyet ai.

Sipas Vasilit sabotimi i planifikuar nga rilindja i shërben strategjisë së izolimit të Shqipërisë.

Fjala e plotë:

“Kushtetuta dhe shteti i se drejtes janë vënë sot nën një sulm kriminal, të hapur, nga ana e Edi Ramës dhe rilindjes së tij. Strategjia e vetme e Edi Ramës, e cila duhet të jetë tashmë e qartë për çdo shqiptar, është që drejtësinë ose ta rrëmbejë, ose ta bllokojë. Kjo strategji, është tashmë shumë e qartë për Gjykatën Kushtetutese, si institucioni themelor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve.

Pas tentativave kriminale të rrëmbimit të kësaj gjykate, skenari tashmë i vënë në veprim, është ai i bllokimit.Të gjitha alibitë e hedhura në treg për kërkimin e opinionit të Komisionit të Venecias, s’janë as më shumë e as më pak se sa alibi të turpshme për ti lejuar Edi Ramës të kapë drejtësinë.

Kam disa pyetje publike për të gjithë ata që po na flasin sot për Komisionin e Venecias.

Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota?

Përse nuk e hapën gojën, kur Komisioni i Venecias vulosi qartë që Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën për anullimin e votimeve moniste të 30 qershorit, ndërkohë një Komision i Kriminalizuar Parlamentar vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe pas këtij rekomandimi? Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që krimi dhe bandat të kenë kapur drejtësinë. Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që oligarkët kanë kapur drejtësinë. Që Edi Rama kap drejtësinë, do të thotë që të korruptuarit kapin drejtësinë. Që Edi Rama të kapë drejtësinë, do të thotë që paratë e krimit të kapin drejtësinë.Strategjia e bllokimit kriminal e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja është në funksion të bllokimit të qëllimshëm të Integrimit Europian të Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që ngritja e Gjykatës Kushtetuese ishte një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave për anëtaërësim.

Sabotimi i planifikuar dhe me qëllime të poshtra nga rilindja I shërben strategjisë së izolimit të Shqipërisë dhe objektivat e saj të integrimit, si alibi në funksion të strategjiveqë shohin nga e kundërta. Strategjia e bllokimit të Integrimit është në funksion të vazhdimit të pandëshkueshmërisë për fajet e rënda, për të mos lejuar që Gjykata Kushtetuese të gjykojë për aferat qindra milionëshe, që nga ligji I dividentit, teatri kombëtar, etj., në të cilat rilindja dhe Edi Rama janë zhytur këmbë e kokë.

Sot, të gjithë Shqiptarët janë bashkë në thirrjen e vullnetin e tyre, të rreptë e të palëkundur, që rilindja të mbajë larg duart nga drejtësia.Shqiptarët janë bashkë në thirrjen që u bëjnë ndërkombëtarëve që të mos krijojnë asnjë alibi rëmbimit të drejtësisë nga Edi Rama dhe pengimit të zbatimit të reformës në drejtësi.Ne dhe të gjithë Shqiptarët kërkojmë zbatimin e reformës në drejtësi të miratuar në 21-22 korrik dhe jo kapjen, rrëmbimin dhe vënien e saj në prëhërin e kriminelëve dhe trafikantëve.Sot ekzistojnë vetëm dy zgjedhje: Ose vendosja e shtetit të së drejtës Ose rrëmbimi i tij nga kriminelët. Shteti i së drejtës është aspirate e vetme e gjithë shqiptarëve, ndërsa rrëmbimi, kapja, është objektivi I të korruptuarve që janë në qeveri, që janë përqark saj, që flasin shqip apo në gjuhë të huaj.,” tha Vasili./Opinion.al

Etiketa: metaramavasili


Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
Grupi “Bajri”/ Si u punësua infermierja në spitalin e Shkodrës

Grupi “Bajri”/ Si u punësua infermierja në spitalin e Shkodrës

Pas Zaev, Haradinaj pranon se ka komunikuar me komedianët rus

Haradinaj: Heqja e taksës e rrezikshme sa vizatimet e hartës së Ballkanit

Trump letër Thaçit: Jini unik në zërin tuaj, marrëveshja me Serbinë pranë

Trump kërkon ndihmën e Apple për zhvillimin e rrjetit 5G
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com