Shqipëria do të zotërohet nga një mot i kthjellët si dhe vranësira të pakta ku vranësira më të dukshme do të kemi në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por mbeten konstante gjatë mesditës duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes 4 gradë Celsius në Pukë si dhe në Ersekë, ndërsa maksimumin në mesditë 23 gradë Celsius në qytetin e Lezhës.
Era do vazhdojë të fryjë sërish mesatare me një shpejtësi 50 kilometra në orë kryesisht në drejtimin juglindor dhe kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4-5 ballë. /Opinion.al/