Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ideja e një “modeli norvegjez“ për Ballkanin Perëndimor?

2019/11/05 at 10:24 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Ideja e një “modeli norvegjez“ për Ballkanin Perëndimor?

Zgjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka varrosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët. Tani po ravijëzohet ideja e një „modeli norvegjez“ për BP. Çfarë është kjo e a mund të ketë sukses?


Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një “think tank” me shumë ndikim në Bruksel. Knaus ka qenë ideatori kryesor i marrëveshjes mes BE dhe Turqisë për refugjatët, që uli ndjeshëm valën e refugjatëve në Ballkan. Në tekstin e publikuar javën që shkoi Knaus e quan veton, me të cilën Emanuel Makron bllokoi fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën – që në fakt ngriu gjithë procesin e zgjerimit të BE, dhënie fund të torturës (coup degrâce). Sikur afrimi i Ballkanit Perëndimor të kishte qenë një dem, shkruan Knaus, atëherë pikadorët e shumtë ndër vite e kanë vrarë kafshën pak nga pak. Makron u shfaq si matador për t‘i dhënë fund mundimit.

BE do të duhej t‘u ofronte të gjitha shteteve të BE mundësinë e aderimit në një treg të përbashkët, si Norvegjia apo Islanda“, shton analisti me ndikim.

Macron e ndërpreu lojën

Knaus nuk është i vetmi. Po shtohen zërat, që thonë se ka rënë ora zero e politikës evropiane në Ballkan, momenti që të varroset koncepti i vdekur prej kohësh i zgjerimit dhe të gjëndet diçka e re. Diçka më pak se zgjerimi, por joshëse sa duhet për t‘i mbajtur shtetet e vogla të Ballkanit në oborrin e BE.

Gazeta Večernje Novosti, duke iu referuar burimeve anonime, informoi se Parisi dhe Berlini janë duke përgatitur ofertën për në pranverë. Në maj liderët e shteteve të rajonit do të mblidhen në samitin e BE në Zagreb. A do të jetë modeli norvegjez mbi tryezë? „Vetoja e Makronit e ka torpeduar të gjithë procesin e zgjerimit. Mendoj se ky ishte qëllimi i tij“, thotë Andreas Ernst, gazetar me përvojë i Neue Züricher Zeitung, i cili për vite me rradhë ka qenë korrespondent i kësaj gazete në Beograd. „Por e mira e kësaj është, se është bërë evidente natyra e gënjeshtërt e marrëdhënieve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.“

Makron qe i gatshëm të ndërmarrë rolin e matadorit. Disa thonë, sepse i druhet forcimit të Marin Lepen në vendin e tij – 58 përqind e francezëve e kundërshtojnë zgjerimin e BE. Të tjerë mendojnë, se Makron po e merr Ballkanin Perëndimor peng, derisa të realizojë vizionin e tij për Evropën.

Mes rreshtave lexohet se presidenti francez dëshiron një BE të disa shpejtësive apo qarqeve koncentrike. Bërthama do të rëndonte rreth boshtit Paris-Berlin, jashtë do të ishin vendet e integruara ne treg, dhe krejt jashtë vendet e asociuara, mes tyre ndoshta Ballkani Perëndimor.

Makron nuk është vetëm. Ai mori mbështetje diskrete nga Hollanda dhe Danimarka. Kritikat nga Berlini për Makronin vijnë me një të shkelur syri – është dashur t‘i lejojmë Shkupit e Tiranës të hapin bisedimet, gjithsesi ata nuk do të hyjnë në BE për të paktën dhjetë vjet. Kjo loja gjermane, thotë Ernst, është edhe më perfide.

Rregullat, thotë gazetari zviceran, janë prej vitesh të tilla: BE bën sikur dëshiron të pranojë vendet ballkanike si anëtare, dhe udhëheqjet e këtyre vendeve sikur zbatojnë reformat. „Kjo do të kishte mundur të zgjaste edhe dhjetë vite të tjera ose përgjithmonë. I gjithë ky teatër dhe gjuha politike për ‘perspektivën evropiane’ dhe ‘vlerat evropiane’ kanë marrë tani goditje të rëndë dhe është mirë kështu“, shton ai për DW. „Tani duhet të vijë oferta e re dhe ajo duhet të jetë e mirë.

“Justifikim për pushtetarët e Ballkanit?

Kur dy dekada të rrugëtimit evropian me sa duket po përfundojnë në qorrsokak, nuk është e lehtë ta kuptosh atë brenda natës. Të gjitha karrierat politike, skenat e organizatave joqeveritare dhe analistëve kanë qëndruar mbi idenë se rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja e mundshme dhe nëse të gjithë bëjmë përpjekje, ajo përfundon me anëtarësimin e plotë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq përdori një analogji futbolli: gjyqtari ndryshon rregullat gjatë lojës, terreni është i rrëshqitshëm e duhet ndryshuar taktika, por qëllimi strategjik mbetet i njëjti – hyrja në BE. Homologu i tij maqedonas Stevo Pendarovski kërkoi madje një samit rajonal, në të cilin „të gjitha alternativat ndaj integrimit evropian do të refuzoheshin“.

Ky është momenti i ngazëllimit të nacionalistëve dhe euroskeptikëve në të gjithë rajonin në stilin: A ju kemi thënë se BE nuk na do.

„Nuk ndjehem i tradhëtuar“, thotë për DW Vladimir Paviçeviq, njeriu i cili në dy shtete ka mbrojtur politikën e hyrjes në BE. Fillimisht ka qenë nënkryetar dhe deputet i partisë së Re në Serbi dhe tani në Podgoricë është lider i partisë së vogël Crnogorska. „Askush nga BE nuk ka thënë se nuk do të pranohemi, nëse i plotësojmë të gjitha kriteret. Iluzionin se BE sillet në mënyrë të pandershme, mundohen ta krijojnë strukturat qeverisëse, që të fshehin simulimet e reformave dhe të justifikojnë mungesën e suksesit në procesin e bisedimeve“ pohon Paviçeviq.

Me këtë pajtohet edhe Andreja Stojkovski, analist politik nga Shkupi. Ai nervozohet sidomos, kur politika e zgjerimit shpallet e „dështuar“. „Në Ballkanin Perëndimor ka shtete, që janë të vendosura për të bërë reforma, disa që kryejnë herë pas here reforma dhe ato, që herë pas here thonë se po bëjnë diçka“, shton Stojkovski për DW.

Paviçeviç dhe Stojkovski arrijnë në përfundimin se do të ishte fatale të hiqej dorë nga premtimi, që BE u ka dhënë vendeve ballkanike në Selanik në vitin 2003 – që BE nuk është i plotë pa Ballkanin. „Vetëm procesi i pranimit i sjell kësaj hapësire stabilitet dhe perspektivën e vendosjes së rregullit, ndërsa Evropës forcim të mëtejshëm. Gjithçka tjetër do të ishte një eksperiment i pamatur“, shton Paviçeviq.

Megjithatë duhet theksuar se Makron nuk e justifikoi veton me mungesën e reformave, por me problemet e brendshme të BE. Sipas kritereve tashmë të rrepta të Komisionit Evropian Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar të hapin bisedimet, ashtu siç e ka merituar prej kohësh Kosova liberalizimin e vizave. Në vend që të ecet në shtigjet e çelura nga Bullgaria, Rumania apo Kroacia – që patën kritere shumë më të zbutura – tani Ballkanit Perëndimor i ofrohet diçka, për të cilën mediat janë ende në kërkim të emrit më të mirë. Flitet për partneritet të privilegjuar, për zgjerimin light, por më shpesh për modelin norvegjez.

“Nuk është një model humbës”

Çfarë është modeli norvegjez? Vendi nordik është krahas Islandës dhe Lichtenshteinit anëtar i Hapësirës Ekonomike Evropiane (EEA), një mekanizëm i krijuar në vitin 1992, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së. Një opcion është, që kur Britania e Madhe të largohet përfundimisht nga BE, të mbetet prapë pjesë e EEA. Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana – përveçse për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që Norvegjia nuk do që t‘ua hapë krejtësisht dyert. „Pasaporta e Kosovës do të kishte në EEA të njejtën vlerë si ajo norvegjeze dhe shljivovica serbe do të kishte të njëjtin akses në tregun evropian si brandy zvicerian“, shkruan publicisti kosovar Veton Surroi për Koha Ditore. „Një investitor belg do të kishte të njëjtën siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si në Islandë.“

„Ky nuk është aspak një model humbës për Ballkanin“, thotë edhe gazetari Andreas Ernst. „Është më mirë që në një afat të shkurtër të bëhen hapa të vegjël integrimi, se sa të shpresosh për anëtarësim në BE dhjetë apo njëzet vjet”. Gerald Knaus në tekstin për Iniciativën Evropiane për Stabilitet propozoi që shtetet ballkanike të integrohen gradualisht në fondet evropiane. P.sh. nëse Serbia do ta rregullonte në mënyrë shembullore sektorin e peshkimit, atëherë në këtë fushë mund të trajtohej thuajse si pjesë e BE. Dhe anasjelltas – nëse gjendja përkeqësohet, mund të përjashtohet përsëri nga ky sektor. Këto janë joshje, që mund ta bënin Makronin dhe qeveritarët në Balkanin Perëndimor të dalin me një propozim të tillë. Vuçiqi dhe fqinjët, momentalisht të zënë me planet e Shengenit të Vogël, do të fitonin perspektivë për të futur shpejt vendet e tyre në tregun e një gjysëm miliard njerëzve. Nga ana tjetër presidenti francez do të kishte rast ta ngrinte nën zero historinë e zgjerimit klasik të BE, së paku deri në një rast më të përshtatshëm. Lajtmotivi i kritikave të shumta në drejtim të Makronit është se po ia lë në dorë rajonin Rusisë, Kinë, Turqisë. „Nga gjeopolitike është e pamundur ta kalosh pa e parë betejën në Ballkanin Perëndimor“, tha Anna Wieslander nga Këshilli Atlantik për New York Times. „Franca ose nuk e sheh, ose kjo është e pranueshme për të.”

“Gazetari zviceran Andreas Ernst është i bindur se modeli zviceran është i mjaftueshëm, që BE të mos ia lërë Ballkanin lojtarëve të tjerë. „Aksesi në EEA është esenciali – këtu është aksesi në fondet e infrastrukturës, është një instrument që i bën më pak tërheqëse për shembull projektet kineze të infrastrukturës apo marrëveshjen me Unionin Euroaziatik. Pra kjo i jep BE pushtet dhe ndikim“, thotë ai për DW.

Llogaritja ka shumë të panjohura. A është e gatshme Gjermania të pranojë? Si do t‘ua shesin këtë histori qytetarëve stabilokratët ballkanas? A është më mirë për Ballkanin Perëndimor të ketë trumcakun në dorë apo pëllumbin në degë?

Sidoqoftë statusi quoja është prishur, por vakuum në politikë nuk ka. Diçka e re po vjen. Një njohës i rajonit kujtoi këto ditë fjalët, që i atribuohen Churchillit: „Është gjynah ta çosh dëm një krizë të mirë.”/ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Para
Keanu Reeves zbuloi të dashurën, “masakrohet” nga ndjekësit

Keanu Reeves zbuloi të dashurën, "masakrohet" nga ndjekësit

Vakanca në Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve çon tre kandidat në Kuvend

Vakanca në Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve çon tre kandidat në Kuvend

Shtëpia e Nihalit merr flakë,aktorja panik në muajin e tetë të shtatzanisë

Shtëpia e Nihalit merr flakë,aktorja panik në muajin e tetë të shtatzanisë
















TE FUNDIT

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
6 Korrik, 2026

FBI ka raportuar se që nga nisja e Kupës së Botës më shumë se 600 dronë që fluturonin mbi hapësirën...

Lexo më shumë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
6 Korrik, 2026

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim...

Lexo më shumë

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
6 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen...

Lexo më shumë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}