Afridza Munandar, piloti i motorëve ka humbur jetën pas përplasjes në pistën e Sepangut, gjatë turneut “Taletn Cup” që po zhvillohej në Malajzi.
I riu u përplas gjatë xhiros së parë dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Gara u pezullua prej xhiros së parë, me komisarët e pistës që nxorën flamurin e kuq dhe të gjithë e kuptuan se aksidenti ishte mjaft i rëndë.
20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetonte./Opinion.al