Sport

U përplas gjatë garës, humb jetën piloti 20-vjeçar


               Publikuar në : 15:56 - 02/11/19 |
Opi Nion

Afridza Munandar, piloti i motorëve ka humbur jetën pas përplasjes në pistën e Sepangut, gjatë turneut “Taletn Cup” që po zhvillohej në Malajzi.

I riu u përplas gjatë xhiros së parë dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Gara u pezullua prej xhiros së parë, me komisarët e pistës që nxorën flamurin e kuq dhe të gjithë e kuptuan se aksidenti ishte mjaft i rëndë.

20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetonte./Opinion.al

Pas