Një ngjarje e rëndë ka përgjakur Halloween-in në SHBA.
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në një festë duke shkaktuar tre viktima dhe nëntë të plagosur në Long Beach të Kalifornisë.
Autoritet nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me sulmin por deri më tani dihet që trupat e pajetë u gjetën në oborrin e një shtëpie të veshur me kostume të frikshme, ndërkohë që personi që ka hapur zjarr është ende në ndjekje nga policia.
Sipas fqinjëve, janë dëgjuar rreth 20-30 të shtëna, ndërkohë që më herët ata kishin dëgjuar një makinë të vinte me shpejtësi drejt shtëpisë ku ndodhi masakra./Opinion.al