Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare të posaçme ku do të diskutohen problematikat e evidentuara tek zgjedhësit.
Sipas rregullores së re të Kuvendit është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar.
Debati në seancë parashikohet të zhvillohet jo më shumë se 4 orë ku të drejtën e fjalës do ta kenë të gjithë deputetët.
Megjithatë seanca e muajit të kaluar për shqetësimet e zgjedhësve u anashkalua. Debati edhe sot pritet të jetë I fokusuar më shumë në temën e negociatave dhe reformën zgjedhore. /Opinion.al