Turma të mëdha njerëzish kanë nisur ngjitjen në shkëmbin Uluru të Australisë, në ditën e fundit para se kjo gjë të ndalohet përgjithmonë.
Uluru konsiderohet vend i shenjtë për banorët indigjenë, Anangu, të cilët iu kanë kërkuar për një kohë të gjatë turistëve të mos ngjiten në të.
Nga viti 1950, dhjetëra persona kanë vdekur në Uluru për shkak të aksidenteve, dehidrimit dhe incidenteve të tjera të lidhura me nxehtësinë.
Uluru është shkëmb 348 metra i lartë dhe gjatë verës, temperatura në këtë zonë mund të arrijë deri në 47 gradë Celsius./Opinion.al