Monarkët që kanë fuqi absolute në vendet ku drejtojnë japin disa nga vendimet më të çuditshme. Për të shkarkuar një zyrtarë të qeverisë shpesh herë përdoren arsye nga më të ndryshmet por mbreti i Tailandës ka gjetur një mënyrë sa të thjeshtë aq edhe të vështirë për tu përcaktuar.
Mbreti Vajiralongkorn shkarkoi nga detyra gjashtë zyrtarë të lartë, një grua, një zyrtar të lartë të policisë dhe dy roje mbretërore, për sjellje “jashtëzakonisht të ligë”.
“Ata kanë shkelur rëndë disiplinën me veprimet e tyre të liga duke shfrytëzuar pozicionet e tyre zyrtare për përfitimin e tyre ose të njerëzve të tjerë”, thuhet në njoftimin e gazetës mbretërore lokale.
Ky vendim vjen pasi të hënën mbreti vendosi të largojë bashkëshorten e tij mbretërore “sjellje jo të mirë dhe mosbindje ndaj monarkut”.
Sineenat Wongvajirapakdi iu hoqën të gjitha gradat pasi sipas mbretit ajo po përpiqej të ngjitej në të njëjtin rang me atë të mbretëreshës.
Mbreti Vajiralongkorn ka ushtruar fuqitë e tij në një mënyrë më të drejtpërdrejtë se babai i tij.
Ligji mbretëror i Tajlandës ndalon çdo kritikë ndaj monarkisë dhe parashikon dënime të rënda me burg. /Opinion.al