Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Makinë të blinduar dhe roje me armë”,Rama zbulon bisedën me zyrtarin e BE

2019/10/23 at 10:39 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama citon artistin e njohur: Teatri, si stallë kuajsh

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Rama gjatë fjalës së tij, ka zbuluar bisedën me një person shumë të rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE. Kryeministri rrëfen se ai i kishte kërkuar të shoqërohej me roje, që kanë kallashnikovë, dhe makina të blinduara, kur të dilte nga ambienti i VIP-ave, nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në kryeqytet.

Por sipas Ramës, një ditë pas kërkesës së tij, zyrtari i BE ishte shprehur në takim se “dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Para se të vija këtu ndoqa fjalën që më kishin përgatitur ekspertët dhe m’u duk tmerrësisht e mërzitshme. Por, më duhet të falënderoj nga zemra kryetaren, pasi ajo e hapi fjalën me komentet e duhura dhe më dha frymëzimin për të ikur nga fjalimi që më ishte shkruar dhe ta filloja fjalën time me ushqimin dhe me verën, pasi ën shtëpinë tonë mikpritja është vlera më e panegociueshme që kemi. Ju falënderoj që jeni këtu, edhe pse gjatë kohës që ishte planifikuar konferenca, ju nuk e dinit, që në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, teksa miqtë tanë po luftonin për një vendim në Bruksel.

Para pak kohësh, më erdhi një mesazh nga personi që është përgjegjës për pjesën ku kalojnë VIP-at në aeroportin e Rinasit dhe më tha “është një çështje e rëndësishme, duhet të flasim”. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person shumë i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE me shumë gazetarë dhe nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP-ave për të ardhur në Tiranë. Dhe thashë si ka mundësi.

Përgjigja ishte: Ky person do që të shoqërohet me roje, që kanë armë të vërteta dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara.
I thashë: Shërbimi ynë është i blinduar.
Ai: Po, por tha ai nuk do pistoleta, do kallashnikovë.

Dhe i thashë: Nuk e ofrojmë këtë shërbim, le të kthehet nga ka ardhur. Dhe pas 45 minutash gjithë ai shërbim u arrit dhe personi erdhi në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja.

Kështu që shumë prej jush që erdhët në Tiranë ndoshta e kishit imagjinuar krejt ndryshe Shqipërinë, ndoshta kishit pikëpyetje e dyshime. Shumë prej jush keni menduar se do merrnin peng në aeroport ose do iu vidhnin rrugës për në Tiranë. Por, thjesht një këshillë, i vetmi vend ose e vetmja mënyrë se si mund të të vjedhin në Tiranë është vetëm në faturat e hoteleve ndërkombëtare dhe kjo është vërtet serioze. QË prej vitit 1991, pas ndryshimeve në Shqipëri, që cilësohej si Koreja e Veriut e Evropës, në aeroport kishte një berber që priste mjekrën, ose priste flokët e anëtarëve të marksistëve-leninistë.

Pra, Carl Maksi vetë nuk mund të hynte në Shqipëri pa prerë flokët. QË prej vitit 1991 e hapëm Shqipërinë, patë momente shumë të vështira, kriza shumë të thella, rëniet e skemave piramidale, vendi u dogj dhe mbetën mijëra viktima, por asnjëherë nuk u prek asnjë i huaj i vetëm. Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur. E vetmja gjë që dëshiroj t’iu them kujdes me celularin, në faturat e telefonisë./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Para
Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

PD: Prokuroria po zvarrit çështjet, mbron kriminelët e Ramës në Bashki

Shqipëria e fundit në Ballkan për kujdesin ndaj grave

Shqipëria e fundit në Ballkan për kujdesin ndaj grave

Pamjet e kamionit me 39 viktima, kush e telefonoi policinë në mëngjes

Pamjet e kamionit me 39 viktima, kush e telefonoi policinë në mëngjes

TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com