Të paktën 15 minatorë kanë humbur jetë, pas shembjes së një dige në një minierë ari në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar shembjen e digës duke “sjellë” viktima dhe dëme të mëdha.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.
Në 2009, 75 persona humbën jetën nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë./ Opinion.al