Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe në darkën informale që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes presidenti Emmanuel Macron ka këmbëngulur se nuk është koha për të vijuar me zgjerimin, por duhet të reformohet së pari BE-ja. Veç Francës kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Danimarka dhe Holanda.
Pikërisht çështja e negociatave u trajtua këtë të enjte në emisionin Opinion, teksa gazetarja Erisa Zyka dha lajmin ekskluzivisht se Shqipëria iu mbyll dera.
Ndërkohë qytetarët janë pyetur në rrjetet sociale: A është Shqipëria gati për hapjen e negociatave me BE?
Sipas sondazhit, ku kishin marrë pjesë rreth 9 mijë votues 71 përqind e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për t’ju hapur negociatat. / Opinion.al