Kur kanë mbetur vetëm dhe pak ditë për marrjen e përgjigjes nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u hapen negociatat me Bashkimin Europian, ka reaguar Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Ai ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen ndaj BE-së që të mbajë premtimin dhe të hapë procesin e bisedimeve në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jean-Claude Juncker ka thënë se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme.
“Të mbahet premtimi për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë bërë përparime thelbësore. Vendet kanë bërë përparime, ndaj duhet t’u hapen negociatat. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme”-thotë mes tjerash Juncker./ Opinion.al E.Xh.