Politikë

Rama në Serbi, fillon darka zyrtare mes liderëve të “mini Shengenit”


               Publikuar në : 20:58 - 09/10/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Novi Sad të Serbisë, ku do të takohet me liderët e këtij shteti dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky takim dyditor po zhvillohet në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Ndërkohë, ka filluar darka zyrtare midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përveç kryeministrave Ana Brnabic, Edi Ramës dhe Zoran Zaev, darkës iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Rama në fillim u takua me Vuçiç dhe më pas me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes liderët e tre vendeve do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat./ Opinion.al E.Xh.

Pas