Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rigela rrëfen dhunën nga burri: I tregova vjehrrës “çarçafin e virgjërisë”

2019/10/06 at 3:33 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rigela rrëfen dhunën nga burri: I tregova vjehrrës “çarçafin e virgjërisë”

Historia e sotme në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty”, në E Diela Shqiptare në Tv Klan, trajton dhunën bashkëshortore. Rigela ka kaluar 13 vite të tmerrshme gjatë martesës së saj. As ardhja në jetë e dy fëmijëve nuk ka mundur t’a qetësojë marrëdhënien me ish-bashkëshortin xheloz.


Historia e jetës së saj është shumë e vështirë dhe gjithçka ka filluar pasi është njohur me bashkëshortin e saj. Në një nga takimet me të, ata patën dhe kontaktin e parë intim dhe “nderin” e vajzërisë ja ka çuar e detyruar prej vjehrrës. Pas martesës, bashkëshorti i saj filloi të shfaqte edhe shenjat e para të xhelozisë.

Rigela: Më ndaloi për të mos patur kontakte me njeri, nuk më lejonte të kisha shoqe, të dilja, më largoi dhe nga familja. Unë duhet t’i takoja vetëm kur të donte ai.

Ardit Gjebrea: I kishe treguar prindërve të tu për këto gjëra që po të ndodhnin?

Rigela: E dinin, por gjithmonë thoshin: Hë, se do ndyshojë, me kalimin e kohës do ndyshojë. Por jo Ardit, më keq. Pas dy muajsh marr vesh që jam shtatzënë, por ai vazhdonte më ofendonte, ishte xheloz. Gjente arsye nga më të ndryshmet që të kapej me mua.

Ardit Gjebrea: Dhuna ishte vetëm psikologjike apo edhe fizike?

Rigela: Psikologjike deri tani.

Ardit Gjebrea: Cila ka qenë dhuna e parë fizike?

Rigela: Ka qenë prej flokësh.

Ardit Gjebrea: Kur?

Rigela: Kur unë u ula në shtëpinë e burrit dhe u ula me kushërirat e tij për të ngrënë drekë. Pse u ule ti aty më thotë dhe më kap për flokësh dhe më gjuan.

Ardit Gjebrea: Në sy të njerëzve ka patur skena dhune?

Rigela: Ka patur shenja dhune. Kemi qenë në një rast në pazar dhe më bërtiste; kalo para se do të ngul thikën në grykë. Shitësja e dëgjon dhe thotë nuk kam gjë për të shitur. Një ditë më ofendon keq dhe unë ia kthej, ai shkon merr pistoletën dhe më thotë do të vras. Më pas marr mamin në telefon fshehurazi dhe i them hajde më merr se do më gjesh të vdekur.

Ardit Gjebrea: Nga buronte gjithë kjo xhelozi? Nuk eshtë se pinte alkool që të humbte arsyen?

Rigela: Absolutisht. Punon shumë Ardit.

Ardit Gjebrea: Pse kaq xheloz?

Rigela: Kur kam ikur në Itali më ka thënë, unë i bëj këto, sipas mendjes së tij, se je më e lartë se mua, je më e mirë se mua.

Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia jote sot me të?

Rigela: Unë jam larguar nga shtëpia. E kam denoncuar njëherë Ardit. Lajmëroj policinë dhe vjehrra kur shikon që vjen policia i thotë nuk do jesh më djali im po mbajte më këtë për grua.

Ardit Gjebrea: Po sot, cila është marrëdhënia juaj me bashkëshortin?

Rigela: Nuk kam më marrëdhënie me bashkëshortin.

Ardit Gjebrea: Prej sa kohësh?

Rigela: Nuk po bëj shumë që kam ikur nga shtëpia, po bëj pesë ditë.

Rigela tregon gjithashtu se një nga arsyet që e ka shtyrë të heqë dorë përfundimisht nga bashkëshorti dhe të largohej prej tij ishte aborti i tretë. /Burimi: Tvklan.al

Etiketa: Histori shqiptareRIGELAvjehrra


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Para
Foto/ Për kombinime plot shije, çizmet ngjyrë kremi zgjidhja perfekte!

Foto/ Për kombinime plot shije, çizmet ngjyrë kremi zgjidhja perfekte!

Austri, i riu vret ish të dashurën dhe familjen e saj

Austri, i riu vret ish të dashurën dhe familjen e saj

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet një person

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet një person
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com