Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreth 100 plumba ndaj Mariglen Hakas, misteret e atentatit

2019/09/25 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Fushë Kruja u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një atentat me armë. Një grua humbi jetën ndërsa i plagosur mbeti nipi i saj. Viktima është Shpresa Basha, 50-vjeçe dhe i plagosur është 28-vjeçari Mariglen Haka.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në oborrin e banesës së të riut, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit. Ndaj tyre u qëllua me breshëri armësh nga persona të paidentifikuar. Të dy hallë e nip mbërritën të plagosur në spitalin, por gruaja nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Për këtë ngjarje gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje. Sipas tij në banesën e tij në Nikël, nuk është e lehtë të futesh. Madje sipas gazetari dhe ai vetë kur shkon merr leje.
Sa i përket ekzekutimit, gazetari tha se janë qëlluar nga tre armë dhe me plumba blindëshpues.

“Banesa e Hakas në Nikël është një vilë e re luksoze, ka një rrethim me murr. Dera e jashtme është me hekur, dyshoj se një nga armët ka qenë më plumba blindëshpues, sa plumbi ka goditur derën brenda të shtëpisë. Në atë zonë nuk është kollaj të afrohesh, janë tre autorë që iu janë afruar dhe kanë qëlluar. Problemi është se si janë afruar, ai ka patur informacion që ka lëvizje në zonë. Unë kur shkoj atje marr leje, sepse atje nuk hyn dot pa marrë leje. Ke të bësh me një zonë që shumica e ekzekutorëve vijnë nga aty.”, tha gazetari Hoxha.

Nga ana tjetër Ermal Vija, gazetar në Tv Klan tha se vrasja mund të jetë kryer nga persona që e njohin mirë zonën, ose mund të jenë kamufluar.

“Ka dyshime që kanë qenë dy persona. Ai është i njohur për autoritetet. Është dënuar për armëmbajtje pa leje. Është dyshuar dhe në vitin 2011 për një atentat në kryeqytet, por më pas është liruar. Janë gjetur më shumë se 100 gëzhoja në vendngjarje. Policia ka shoqëruar shumë persona, mund të jetë kryer nga persona që e njohin mirë zonën, ose mund të jenë kamufluar. Është shumë zonë e vështirë”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para

Kriminaliteti, dy qytetet me të rrezikshme në Shqipëri

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 26 Shtator 2019

Moti sot, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Parashikimi i motit, 26 Shtator 2019

TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com