Shqipëria është lëkundur nga 28 tërmete që prej orës 16:04 të së shtunës. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Tiranë dhe Durrës. Rreth 100 banesa janë dëmtuar dhe 7 pallate kanë pësuar carje në mure. Dhjetra qytetarë janë lënduar dhe pjesa tjetër janë përfshirë nga paniku pas lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë kohës, por me magnitudë më të vogël.
Që prej orëve të para të së dielës, janë regjistruar 8 tërmete ku më i forti, 4.7 ballë ka rënë 7 minuta pas mesnate dhe i fundit ka rënë në orën 7:19 me magnitudë 3 ballë.
Pamjet filmike tregojnë qytetarët të cilët kanë ndejtur jashtë banesave pas tërmetit 5.8 ballë. Situata e panikut ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes ku edhe në spitale disa qytetarë kanë qëndruar jashtë. /Opinion.al