Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Holanda del kundër negociatave për Shqipërinë!

2019/09/21 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Holanda del kundër negociatave për Shqipërinë!

Qeveria holandeze do të kundërshtojë edhe këtë herë hapjen e negociatave me Shqipërinë duke kërkuar nga Këshilli Evropian hapjen e negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut. Ky qëndrim u përsërit nga ministri i jashtëm holandez Stef Blok gjatë raportimit në komisionin parlamentar për çështjet evropiane ku u theksua se jo vetëm Tirana nuk ka realizuar kushtet e vëna nga Këshilli evropian por ka bërë hapa prapa.

Stef Blok, Ministri i jashtëm i Holandës: Unë besoj se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy shtete me probleme të ndryshme si dhe progres ndryshëm. Shkalla e përparimit të reformave dhe stabiliteti politik në Maqedoni është qartë më i dukshëm se në Shqipëri por ata në Shkup duhet të ndërmarrin hapin e miratimit në parlament të ligjit për prokurorinë e pavarur. Kjo është një pikë kushtetuese. Kur ta kenë bërë këtë, unë mendoj se hapja e negociatave do të bëhet realitet. Shqipëria është me të vërtetë një rast tjetër. Ekziston edhe një mocion i miratuar nga parlamenti ynë në lidhje me Shqipërinë. Shqipëria do të fillojë negociatat sapo të plotësojë kriteret e përcaktuara nga Këshilli Evropian në vitin 2018. Ky nuk është ende rasti. Herën e fundit që Këshilli vendosi zyrtarisht për këtë, më shumë se një vit më parë, ne, Franca dhe Danimarka kishin këtë pozicion dhe nuk kam indikacione se ka ndryshuar diçka qe nga ajo kohë

Në këto kushte parlamenti holandez ndryshe nga ai gjerman nuk do të këtë një seance plenare për të autorizuar qeverinë Rutte për të hapur dritën jeshile për Shqipërinë duke mbetur ne fuqi mocioni i votuar kundër vendit tone me 21 Qershor 2018 nga 125 deputetë nga shumica dhe opozita ne Hage.

Sipas njërit prej propozuesve te atij mocioni deputetit Pieter Omtzigt edhe kete rradhe rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë.

Z. Omtzigt (CDA), deputet: Unë dëgjova zonjën Mogherini se ka pasur disa zhvillime pozitive në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Me gjithë ndershmëri: Shpresoj t’i shoh, por me të vërtetë atje flitet për përfshirjen e mafias në partinë në pushtet, ka patur një bojkot të plotë te opozitës ne zgjedhjet lokale dhe ka probleme të mëdha me kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Kam një ndjenjë të sinqertë që ata janë duke lëvizur prapa në krahasim me atë ku ishin një vit me pare”.
Do të mjaftonte kundërshtimi i një shteti të vetëm, ne këtë rast Holanda që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE të mos hapen me 18 Tetor duke pritur qe kushtet e vena një vit me pare te plotesohen./ Burimi: Klan Plus

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Tahiri flet pas dënimit: Gënjeshtra mori një përgjigje jo të plotë

Tahiri flet pas dënimit: Gënjeshtra mori një përgjigje jo të plotë

Tahiri: Gabimi i vetëm që kam bërë! E di mirë kë kam rrotull

Tahiri: Gabimi i vetëm që kam bërë! E di mirë kë kam rrotull

Saimir Tahiri flet për Ramën dhe një përgjigje amerikanëve

Saimir Tahiri flet për Ramën dhe një përgjigje amerikanëve

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com