Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshje Rama-Basha, Meta: Nuk më shqetëson, por qytetarët janë…

2019/09/17 at 10:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshje Rama-Basha, Meta: Nuk më shqetëson, por qytetarët janë…

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri si dhe për  një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.


Gjatë një interviste televizive, Meta është shprehur se gjatë gjithë kësaj periudhë ka insistuar përsëri për një bashkëpunim, për një marrëveshje, jo thjesht midis Ramës dhe Bashës, por midis pozitës dhe opozitës.

Presidenti thekson gjithashtu se kriza nuk po zgjidhet ende pasi si opozita dhe mazhoranca kanë vendosur kushte jo të arsyeshme.

Meta ka thëenë se nuk e shqetëson një marrëveshje e dytë Rama-Basha, ndërsa shton se qytetarët shqiptarë janë mjaft të vëmendshëm që çdo marrëveshje në të ardhmen të mos riprodhojë krizë.

Gazetarja: Zoti President, do të ndiheshit vetëm nëse atë ditë Edi Rama do shtrëngonte duart sërish me Lulzim Bashën?

Presidenti Meta: Së pari unë nuk po e kuptoj pyetjen tuaj!

Gazetarja: Sepse po flitet për një marrëveshje mes tyre.

“Unë jam përpjekur vazhdimisht për t’i ulur të dyja palët për të bërë marrëveshje sikurse ka qenë rasti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi nëse mbani mend. Pa ndërhyrjen time të vendosur mendoj që kurrë nuk do të kishte ndodhur dhe askush nuk do të merrte vesh se çfarë ndodhi dhe çfarë nuk ndodhi dhe sot nuk do të kishim rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë kam bërë çdo gjë edhe në kohën e kësaj çadrës së famshme për të shmangur atë situatë tepër konfliktuale, që ngjante shumë edhe me këtë situatën e tanishme edhe pse kam palë, kam qenë Kryetar Kuvendi dhe përfaqësues i një force të caktuar, kam bërë çdo gjë. Kam ftuar përfaqësuesit e PE-së, McAlister-in, kam dhënë kontribut maksimal që të ofrohej një paketë që Partia Demokratike të merrte një marrëveshje sa më dinjitoze për të garantuar një integritet të zgjedhjeve. Më pas kemi pasur një marrëveshje për të cilën prapë kemi insistuar edhe pasi unë jam zgjedhur President, që duhet përsëri marrëveshje se nuk mund të hyhet pa Partinë Demokratike. Sigurisht se ç’lloj marrëveshje ishte ajo këtë e dëshmuan edhe zgjedhjet, pra nuk i shërbeu zgjedhjeve. Gjithë këtë periudhë kam insistuar përsëri për një bashkëpunim, për një marrëveshje, jo thjesht midis Ramës dhe Bashës, por midis pozitës dhe opozitës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur çuditërisht, të dyja palët kanë vendosur kushte jo të arsyeshme. E para, zoti Rama ka thënë që nuk shtyjmë datën 30 qershor, ndërkohë që opozita kishte dalë nga parlamenti. Atëherë se për çfarë do dialogonte opozita kjo dukej qartë që e bënte të pamundur një dialog real nga pozita të pranueshme. Zoti Basha ka pasur ato kushtet e tij që nuk e njihte, nuk e pranonte zotin Rama, dhe mua kjo më është dukur e papranueshme. Unë, i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe do t’i bëj dhe të jeni të sigurt që nuk ekziston një shqetësim i imi në rast se do të ketë një marrëveshje Rama-Basha. Por absolutisht, që qytetarët shqiptarë janë mjaft të vëmendshëm që çdo marrëveshje në të ardhmen të mos riprodhojë krizë, por të garantojë një reflektim të dy palëve dhe ajo që është më e rëndësishme t’u kthejë atyre sovranitetin. Qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatin e tyre, duhet të zgjedhin deputetët e tyre, sepse këtu ka humbur koncepti i zgjedhjes, që jo vetëm në vend, por edhe nga mënyra sesi bëhen ato, kur bëhen edhe me kandidatë alternativë, sipas edhe atyre dosjeve problematike, që kanë rrjedhur edhe në mediat e huaja edhe këtu edhe kudo. Por, edhe brenda partive shohim shumë më pak demokraci, jo vetëm parlamentare, por edhe demokraci partiake. Shohim shumë më pak figura të reja, me personalitet me një lloj pavarësie, të cilët do të ndihmonin shumë që politika shqiptare të kishte sa më shumë ngjyra, të ishte një politikë sa më përfaqësuese dhe të mos mbetej peng i politikave personale”,-ka thënë Meta./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Para
Paralajmëron Meta: Më 22 nëntor do shpall nismën e re…

Paralajmëron Meta: Më 22 nëntor do shpall nismën e re...

Kush tjetër do “rrëzohet”, gazetari: Për rastin Kajmaku ka një dyshim…

Kush tjetër do “rrëzohet”, gazetari: Për rastin Kajmaku ka një dyshim...

I kërkoi favore seksuale studentes, policia shoqëron pedagogun e Elbasanit

I kërkoi favore seksuale studentes, policia shoqëron pedagogun e Elbasanit
















TE FUNDIT

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
10 Qershor, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po...

Lexo më shumë

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
10 Qershor, 2026

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po...

Lexo më shumë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
10 Qershor, 2026

Enea Zyferi ka mohuar që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e Eglant Koçit. Në media është zbardhur dëshmia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}