Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Raporti i OSBE/ODIHR-it tregon se duhen zgjedhje të parakohshme

2019/09/05 at 6:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi: Raporti i OSBE/ODIHR-it tregon se duhen zgjedhje të parakohshme

Kreu i Bindjes Politike, Astrit Patozi ka lexuar raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit si një thirrje për zgjedhje të parakohshme.


“Nëse duam që raportin e OSBE/ODIHR-it ta lexojmë me realizëm duhet të nisim që sot betejën për zgjedhje të parakohshme, sepse nuk ka më dilema për kalbëzimin e plotë të “Rilindjes”, si filozofi dhe si praktikë qeverisëse” shkruan Patozi.

Megjithatë ai shton se këto zgjedhje duhet të zhvillohen pasi të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“Por, sigurisht, që zgjedhjet e reja nuk do të kishin asnjë kuptim pa një reformë të plotë dhe rrënjësore, e cila në radhë të parë duhet të çrrënjosë pushtetin absolut të kryetarëve të partive, duke mos u dhënë praktikisht asnjë mundësi njerëzve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Oferta e qartë dhe e detajuar për një sistem të ri politik, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës dhe vijon me një reformë të thellë zgjedhore, duhet të jetë hapi i parë i opozitës për t’i dhënë vendit një zgjidhje afatgjatë për këtë krizë të rëndë politike” deklaron kreu i Bindjes.

Për Patozin zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe më keq se nga sa paraqiten në raportin e ODIR-it por ai nënvizon se përgjegjësitë për këtë situatë e ka jo vetëm mazhoranca por edhe opozita që bojkotoi zgjedhjet.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe më të këqija, se sa ato përshkruhen në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it….Një proces zgjedhor problematik dhe tërësisht të zhbalancuar, i cili kishte nisur mbrapsht që në çastin kur disa forca kryesore politike morën vendimin për të bojkotuar” shkruan Patozi.

Bindja Demokratike zgjodhi të bëhej pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit duke kundërshtuar frymën bojkotuese të opozitës dhe duke u përpjekur të krijojë një pol të ri alternative opozitar. Megjithatë ata nuk arritën të fitonin asnjë nga bashkitë ku kishin kandidatë. Bindja u regjistrua në limitet kohore në zgjedhje, madje në raportin e OSBE/ODIHR-it ky regjistrim konsiderohet jo i rregullt.

“KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji” shkruhet në raportin e publikuar ditën e djeshme.

Në reagimin e tij Patozi nuk komenton këto konstatime të ODIHR-it pavarësisht se e konsideron atë realist. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Bushati flet troç: Shkodra e di kush e kandidoi Pjetrin. Një mesazh dhe…

Bushati flet troç: Shkodra e di kush e kandidoi Pjetrin. Një mesazh dhe...

“Dorian” dërgon 15 pako kokainë në brigjet e Floridas

"Dorian" dërgon 15 pako kokainë në brigjet e Floridas

SHBA-ja i ofron miliona dollarë kapitenit të cisternës iraniane

SHBA-ja i ofron miliona dollarë kapitenit të cisternës iraniane
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}