Uragani “Dorian” i cili ka arritur kategorinë e pestë goditi ishujt Bahamas. Dhjetra ndërtesa të shkatërrura dhe përmbytje tregohen në pamjet e publikuara nga mediat amerikane.
Sipas tyre shpejtësia me të cilën uragani ka goditur ishujt Bahamas arrin në 285km/orë. Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të plagosur.
Në orët dhe ditët në vijim uragani “Dorian” pritet të prekë hapësirën kontinentale të Shteteve të Bashkuara.
Shtete si Florida, Karolina e jugut, Karolina e Veriut dhe Georgia kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Uragani “Dorian” konsiderohet si më shkatërrimtari që ka goditur ndonjëherë ishujt Bahamas./Opinion.al/