Prej disa kohësh në mediat e huaja aludohet se moderatorja Belen Rodriguez është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Ajo është rikthyer prej disa kohësh me ish-bashkëshortin e saj Stefano De Martino me të cilin u lidh në martesë në vitin 2013 dhe pas pak kohësh u ndanë.
Pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ata e pranuan vetë se tashmë janë kthyer së bashku edhe me djalin e tyre Santi.
Mirëpo duket se lajmet për këtë çift nuk mbarojnë pasi tashmë aludohet se Belen është shtatzënë.
Madje foto e fundit e publikuar nga Belen në të cilin shfaqet djali i saj në një shtrat për foshnje dhe emrin ‘Penelope’ ka shtuar edhe më shumë spekulimet se Belen është në pritje të një vajze.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti për këtë lajm./Opinion.al/