Një automjet është gjetur i djegur ditën e sotme poshtë urës së Gjolës në Fushë Krujë. Mësohet se brenda automjetit tip “Benz” të djegur janë gjetur dhe armë zjarri.
Ky është automjeti i dytë që gjendet i djegur pas vrasjes së ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku mbeti i vdekur me armë zjarri 40-vjeçari Feriz Bardhi.
Më herët policia ka gjetur një mjet të djegur në Porto Romano, ndërsa dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët të cilët ekzekutuan 40-vjeçarin.
Dyshimet për vrasjen e Feriz Bardhit mbetet e kalura e errët e tij. Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje familjarët e tij, në mënyrë që të zbuloj një ndonjë konflikt të mëparshëm të viktimës./ Opnion.al E.Xh