Siberia është përfshirë nga një zjarr i madh, cili ka djegur rreth 3 milionë hektarë pyje.
Lidhur me zjarrin e rënë në këtë rajon Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi angazhimin e forcave të ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit.
Para këtij vendimi, Putin zhvilloi një takim me kreun e emergjencave për situatën e zjarreve në Siberi.
Ndërkohë, aktivistët e Greenpeace ta konsiderojnë si një katastrofë ekologjike, ndërsa mbi 700 mijë persona iu bashkuan nënshkrimit të një peticioni për të shpallur gjendjen e emergjencës në Siberi.
Shumë qytetarë shprehen se autoritetet nuk kanë bërë sa duhet për përballimin e kësaj situate emergjente.
Deri më tani janë angazhuar 10 helikopterë dhe 10 avionë të posaçëm për krizat e shkaktuara nga zjarret.
Aktivistët e Greenpeace Russia kanë raportuar se sipërfaqja e djegur në Siberi është e barabartë me territorin e Belgjikës, ndërsa flakët kanë mbërritur deri në Urale./ Opinion.al E.Xh.