Mëngjesin e 17 Korrikut në Vlorë pati dy shpërthime të bombolave të gazit, njëra në fshatin Drashovicë dhe tjetra në Selenicë. Në këtë të fundit mbetën të plagosur pronarët e shtëpisë.
Fatkeqësisht sot bëhet e ditur se e plagosura Mimoza Selimi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra.
Mimoza Selimi sëbashku me bashkëshortin e saj mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit dhe për këtë arsye u dërguan për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
42-vjeçarja nuk i ka përballuar dot plagët e marra nga shpërthimi dhe ndwrroi jetë mëngjesin e të martës./Opinion.al