Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u transmetua një dokumentar i realizuar nga BBC në Shqipëri në vitin 1997.
Në atë kohë vendi ishte përfshirë nga kaosi dhe depot e armëve ishin hapur. Në këtë dokumentar tregohet edhe për referendumin propozuar shqiptarëve për formën e regjimit nëse do të ishte Monarki apo Republikë.
Pretendenti për fron Leka Zogu mbërriti në Tiranë në një atmosferë të ndezur.
Trupa e BBC mbërriti në Tiranë dhe realizoi një dokumentar interesant me titull “Në kërkim të Monarkut”, duke përshkruar traumën e Shqipërisë në vitin 1997 si dhe fushatën e Leka Zogut./Opinion.al/