Presidenti Ilir Meta flet për pabesi dhe presion ndaj Ramush Haradinajt, pas dorëheqjes së tij nga posti i Kryeministrit të Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i
shtetit shqiptar shprehet i bindur në pafajësinë e Haradinajt.
“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”, shkruan Meta.
Nga qeveria shqiptare i pari që reagoi ishte ministri Pandeli Majko, ndërkohë që deri në orët e vona të kësaj të premteje nuk ka patur një reagim nga kryeministri Edi Rama, për një ngjarje që zuri vendin kryesor në mediat ndërkombëtare. / Opinion.al