Real Madrid po planifikon që ta shesë Isco-n dhe Marco Asension dhe nga paratë e grumbulluara ta blejë Paul Pogba-në, sipas raportimeve nga ESPN.
“Mbretërit” janë lidhur shpesh gjatë pranverës dhe verës për një transferim të mundshëm të mesfushorit francez dhe tani janë gati që ta intensifikojnë luftën për të.
Madrilenët kanë shpenzuar deri tani mbi 300 milionë euro duke sjellë në “Santiago Bernabeu” emra si Eden Hazard, Luka Joviq dhe Rodrygo./ Opinion.al