Policia ka arrestuar vëllezërit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e katër personave në Laprakë në vitin 2017. Arben dhe Astrit Seferi akuzohen se 2 vite më parë, në zonën e Laprakës kanë qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej shtetasi Elion Leka dhe tre të tjerë duke i plagosur.
Së bashku me dy vëllezërit Seferi është arrestuar edhe shtetasi Viktor Gjergji i cili ishte me ta. Ndalimi i tyre është bërë në Mamurras. Raportohet se gjatë operacionit ka patur të shtëna me armë zjarri por pa të lënduar.
Në vitin 2017 vëllezërit Seferi si pasojë e një konflikti të mëparshëm me Elion Lekën qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij duke e lënë të plagosur sëbashku me tre klientë. /Opinion.al