Një varr masiv është gjetur nga policia e Rio de Janiero, në të cilin ishin varrosur 12 trupa njerëzish.
Sipas mediave vendase, “varreza sekrete” u zbulua në periferi të Rios, në kuadër të një operacioni policor kundër një grupi paramilitar.
“Ne gjetëm dymbëdhjetë kufoma, disa të dekompozuar, si dhe eshtra,” tha policia në një njoftim për shtyp.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga 43 persona si të dyshuar për vrasje, gjithashtu ata dyshohen se janë pjesë e grupit paramilitar, anëtarë të të cilëve janë avokatë dhe burra të një njësie policore ushtarake.
Sipas autoriteteve të Brazilit, ky grup akuzohet për vrasjen e 50 personave që nga janari 2018./ Opinion.al E.Xh.