Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali: Kur ulemi në tryezë me Metën

2019/07/04 at 8:48 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali: Kur ulemi në tryezë me Metën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se mazhoranca do të ulej në tryezën e dialogut me presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha, vetëm nëse ata do të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respketojmë si Presidnet të Repubblikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi e Berisha njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër. Të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara. Ne e kemi theksuar gjithmonë që tryeza është ajo ku bëhen diskutime”,-tha Spiropali.

Ministrja ka folur në “Abcnews” dhe përballjen në distancë mes saj dhe ish-deputetes së LSI-së, Nora Malaj. Teksa ka thënë se me Malajn ka një marrëdhënie të mirë, shton se si zysh ajo e ka bërë të ndihet krenare për ish-nxënësen e saj.

 “Unë nuk kam pasur anjë përballje atë kanë patur një përballje me mua. Unë i jam përgjigjur vetëm Presidentit të Republikës. Me të tjerët nuk merrem. Më zyshë Norën kam një marrëdhënie të mirë dhe e di që ia kanë dhënë zyshë Norës për ta shkruar dhe nuk e ka bërë me gjithë zemër, sepse zyshë Nora e di se çfarë nxënësje kam qenë unë tek “Qemal Stafa” dhe besoj se e kam bërë krenare. Ka qenë nëndrejtorëshë e shkollës deri në vitin e dytë, sepse unë kam fituar më pas një bursë për të filluar në një kolegj ndërkombëtar. Por zyshë Nora e di mirë se nga ato kompeticionet, olimpiadat e deri tek konkurset e poezisë më çonte mua si përfaqësuese. Nuk besoj se është zhgënjyer shumë. Por patjetër që Presidenti i Republikës ka një vend të veçantë në zemrat e tyre, kështu që nuk mund ta zëmë atë vend”.

Çfarë shkruante Nora Malaj për Spiropalin dy ditë më parë

Një këshillë për ish-nxënësen time Elisa!(Spiropali) Elisa, si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!

Kujdes, se gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.

Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë. Kjo ishte një këshille për ty, pas kësaj maskarade zgjedhore, ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjësi./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
SHBA tronditet nga tërmeti ditën e Pavarësisë

SHBA tronditet nga tërmeti ditën e Pavarësisë

Shkullaku: PD t’ja lërë të gjitha Ramës! Nano: Ka zgjedhje parlamentare

Shkullaku: PD t’ja lërë të gjitha Ramës! Nano: Ka zgjedhje parlamentare

Kylie Jenner tregon fillesat në industrinë e kozmetikës

Kylie Jenner tregon fillesat në industrinë e kozmetikës

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com