-U tha në Opinion

Shkullaku: PD t’ja lërë të gjitha Ramës! Nano: Ka zgjedhje parlamentare


               Publikuar në : 21:22 - 04/07/19 |
Geljano Fataj

Analisti Armand Shkullaku ka treguar se si duhet të sillet opozita, pas 30 qershorit dhe mes vendimeve të kryetarëve të bashkive të opozitës që nuk do t’i lenë zyrat.

Sipas tij është logjike, që do të ketë kontestime, por ai thotë për një tjetër rrugë që duhet të ndjekë opozita.

“Besoj se është logjike, në vijën që ka ndjekur opozita. Nuk presim që këta kryetarë bashkie të prisnin me tufa me lule këta të rinjtë. Janë zgjedhje që opozita nuk i ka njohur, janë zgjedhje që shqiptarët i kanë bojkotuar edhe vetë mazhoranca i ka quajtur nga halli. PD pas asaj që ndodhi në datën 30 qershor, doja të vazhdonte me braktisjen e saj totale. T’ja linte Edi Ramës. Pushteti i madh zakonisht, njerëzit e vegjël i zë brenda. Unë do isha për t’ja lënë gjithçka. PD duhet t’ja bëjë të qartë elektoratit të vetë që kjo garë nuk po bëhet për të ardhur ai në pushtet edhe elektoratit që voton, edhe shqiptarët që braktisën votimet, por duhen vendosur disa standarde”, tha Shkullaku.

Për analistin Mustafa Nano Shqipëria nuk është një demokraci, dhe sipas tij edhe në 12 gusht nuk ka për të ndodhur asgjë.

“Këtu është palmerokraci (duke iu referuar zyrtarit amerikan Palmer). Do dalë ai do flasë dhe ja, sic ndodhi në 30 qershor ajo ndodhi. Për mua duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk kalohet kështu. Opozita është pakicë dhe nuk mund të diktojë rrethana për të kërkuar që Rama të mos jetë kryeministër”. / Opinion.al

Pas