Policia kufitare kineze instalon fshehurazi një aplikacion për mbikëqyrje në telefonat e turistëve dhe shkarkon informacionin personal si pjesë e shqyrtimit intensiv të qeverisë në rajonin e largët të Xinjiangut.
Një hetim nga media prestigjioze si “Guardian”, “Süddeutsche Zeitung” dhe “New York Times” ka gjetur se udhëtarët janë duke u survejuar kur përpiqen të hyjnë në këtë rajon nga Kirgizstani.
Rojet e kufirit po marrin telefonat e tyre dhe instalojnë fshehurazi një aplikacion që arrin të kontrollojë mesazhet, emailet, kontakte, si dhe informacione rreth vetë celularit.
Turistët thonë se nuk janë paralajmëruar nga autoritetet për këtë gjë si dhe për të dhënat që arrin të shkarkojnë
Rreth 100 milionë njerëz vizitojnë rajonin e Xinjiang çdo vit, sipas autoriteteve kineze. Këto përfshijnë turistë vendas dhe të huaj, dhe shumica hyjnë nga vende të tjera të vendit.
Kalimi Irkeshtam është kufiri më perëndimor i Kinës dhe përdoret nga tregtarët dhe turistët, disa pas rrugës historike të Mëndafshit. /Opinion.al