Kryeministri Edi Rama do të zhvilloj sot në Vlorë takimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve lokale.
Por, ashtu siç ka ndodhur dhe më herët në qytetet e tjera, mbështetësit e opozitës kanë dalë në protestë kundër ardhjes së Ramës në këtë qytet.
Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë nisur drejt vendit ku do të mbahet takimi i fundit elektoral i PS.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në zonën ku do të zhvillohet takimi, në mënyrë që të shmangin incidentet e mundshme.
Kujtojmë se pak më parë, lidhur me protestën e mbështetësve të PD, kryeministri reagoi në “Tëitter” duke ironizuar opozitën./ Opinion.al E.Xh.