Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Administra po shantazhohet me lista për të dalë në votime

2019/06/28 at 3:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Administra po shantazhohet me lista për të dalë në votime

Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij po i ushtron presion punonjësve të administratës për të marrë pjesë në votimet e datës 30 qershor.


Ajo tha se nëpërmjet shantazheve po urdhërohen punonjës të administratës dhe kompanive shtetërore që të dalin të dielën në votime dhe të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë.

Sipas përfaqësueses së PD kjo skemë po zhvillohet duke kontrolluar punonjësit me formularë për të kontrolluar praninë e tyre dhe në të kundërt ata janë kërcënuar se të hënën do të largohen nga puna.

“Edi Rama edhe kur është i vetëm në votime, nuk mund të rrijë pa i manipuluar ato, megjithëse kontrollon gjithçka vetë kontrollon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat e zgjedhësve, komisionet zonale, qendrat e votimit, numërimin e votave, madje edhe vëzhguesit. Një nga mjetet e manipulimit është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime. Një presion i njëjtë me atë që shqiptarët dëgjuan që ishte ushtruar në votimet e pjesshme të Dibrës e në çdo palë zgjedhje që ka organizuar kjo qeveri. Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit.  Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna. Është e njëjta gjë bënte Pjerin Ndreu në zgjedhjet e Dibrës, i dalë në përgjimet e gazetës gjermane Bild.   Skema kriminale e detyrimit të paraqitjes me dhunë është e tillë që detyron këta individë që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime. Emrat e tyre janë në formularët e shpërndarë punonjësve në çdo bashki të vendit të kontrolluar nga Partia Socialiste, në çdo ministri dhe institucion varësie prej tyre, madje e kanë shtrirë edhe në bizneset private, që kontrollojnë nëpërmjet tenderave korruptivë.   Të kërcënosh një nënë, një baba me vendin e punës është njësoj si t’I kërcënosh ata se do t;u heqësh bukën e fëmijëve. Është njësoj si t’i kesh kërcënuar me jetën e tyre.  Përdorimi i burimeve shtetërore dhe presioni i administatrës janë evidentuar si problemet kyç në zgjedhjet e shkuara të organizuara nga Edi Rama dhe OSBE/ODIHR, i përfshiu ato si prioritetin numër tre, të rekomandimeve në zgjehdjet e 2017-ës, pas blerjes së votës.” Tha Tabaku.

Në fund të deklaratës së saj nga selia blu ish-deputetja shtoi se shqiptarët duhet të gjithë sëbashku ta rrefuzojnë këtë proces farsë zgjedhjesh. Nëse të dielën rezistohet duke mos shkuar në votime, atëherë e nesërmja do të jetë një ditë më e mirë për Shqipërinë sipas Tabakut.

“PD dhe Opozita janë të vendosur për ta refuzuar këtë farsë elektorale. Te gjithë së bashku duhet te bëjmë gjithçka per te garantuar shqiptareve zgjedhje te lira dhe te ndershme.  Një proces që vjen vetëm pasi armiku i tyre, armiku I demokracisë  të jetë larguar me turp. Sot është e sigurt se me Edi Ramen nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk ka hapje negociatash. Demokracia është guxim për t’i thënë jo të keqes dhe diktaturës. Dhe shqiptarët do ta bëjnë këtë dielën!”. /Opinion.al

Etiketa: jorida tabakupartia demokratikezgjedhjet


Ju sugjerojmë

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
Bota

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

8 Korrik, 2026 8:11 am
Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Bota

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

8 Korrik, 2026 8:04 am
Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
Bota

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

8 Korrik, 2026 8:02 am
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 Korrik, 2026 7:51 am
Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
Komunikim të fshehtë me Ramën? Flet Lulzim Basha

Incidenti në KZAZ, Rama-Bashës: Artist, është koha të marrësh përgjegjësi

Ambasada Britanike paralajmëron shtetasit e saj për fundjavën

Ambasada Britanike: Mbështesim 30 qershorin, të hetohen krimet zgjedhore

Basha dhe Rama reagojnë në distancë për protestën

Urdhri i Voltana Ademit, Rama-Bashës: Dil sqaroje Artist ç’është ky...
















TE FUNDIT

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
8 Korrik, 2026

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
8 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
8 Korrik, 2026

Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
8 Korrik, 2026

Ai ecën duke parë drejt tokës, me maskën e bardhë të ulur poshtë mjekrës, flokët e thinjura, syze optike dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}