Aleatët e Bashës pas takimit me Presidentin duket se kanë zbuluar atë që pritet të ndodh në orët në vijim.
Pas takimit ka folur ish deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se” “Gjatë orëve në vijim do të ketë një datë të re zgjedhjesh”.
“Gjithnjë për të ulur tensionet, gjithnjë përpara datës së negociatave në tetor”, tha Shehi.
Nga ana tjetër pas takimit të zhvilluar me Presidentin Meta, lideri demokrat Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu aleatët opozitarë.
Fillimisht janë parë në selinë blu Shpëtim Idrizi e më pas Monika Kryemadhi./ Opinion.al