Politikani Neritan Ceka pak ditë më parë tërhoqi mallkimin ndaj personave të cilët shkonin të votonin më 30 qershor, duke thënë se ishte penduar që i kishte mallkuar.
Por, ai përsëri është kthyer te mallkimet, por këtë herë në drejtim të mësuesve.
Ceka mallkoi të gjithë mësuesit që nxjerrin nxënësit në fushata elektorale, duke u shprehur; “natyrisht, ata nxënësit i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin.”
“Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym. Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç. Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin. Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe. Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, tha Ceka./ Opinion.al E.Xh.