Analisti Lorenc Vangjeli thotë se nga dosja e Durrësit do dalin dhe emra ministrash apo ish-ministrash. Në Opinion, ku u diskutua mbi përgjimet e publikuara nga Bild, ai tha se këto dosje po e cojnë Shqipërinë drejt zjarrit.
Lorenc Vangjeli: Do dëgjosh që në këtë dosje dalin emrat e dy ministrave, një në qarkun e Durrësit dhe një tjetër.
Blendi Fevziu: Ministër aktual?
Lorenc Vangjeli: Ministër ose ish-ministër po them për momentin.
Blendi Fevziu: Por çfarë bëjnë këta?
Lorenc Vangjeli: Flasin dhe bisedojnë me personazhe të cilët kanë në karrierën e tyre gjëra të tjera. Ka një dosje tjetër…
Blendi Fevziu: 184?
Lorenc Vangjeli: Jo jo, lere atë, është një tjetër, ca më e rëndë akoma, peshon shumë, 613 kg, janë kokainë ato. Në të cilat shumë shpejt ndoshta do dëgjosh që atje do të përmendet një gjysëm duzine me ish-deputetë të Partisë Demokratike. Duzina është 12. E gjitha kjo histori ka arritur tani në pikën që ka dalë në publik. Dhe për fat të mirë ky lloj mikrobi është i tillë që rritet në lagështirë edhe në fushatë apo edhe në errësirë, dhe ngordh kur del në dritë të diellit. Kjo është historia. Prokuroria ka dështuar, sepse u përdor si mjet si shkop si llogari bankare. / Opinion.al