Liverpool mposhti me rezultatin 2-0 Tottenham në finalen e UEFA Champions League.
“Të kuqtë” shënuan në minutën e 2-të dhe të 87, duke menaxhuar thuajse gjatë gjithë lojës rezultatin, për të siguruar kështu trofeun më të rëndësishëm europian pas 14 vitesh.
Dy golat u shënuan në secilën pjesë dhe mbajnë firmën e Salah dhe Origi, të cilët ishin padyshim heronjtë e ndeshjes.
Ndërkohë, Tottenham u përgjigj me një seri aksionesh të shpejta, por asnjëherë nuk arriti të vendoste nën presion portierin kundërshtar Alisson.
Pak minuta nga fundi, Tottenham pati edhe një mundësi të artë për të shënuar, por goditja e fortë e Erikssen u largua nga Becker.
Për Liverpool, titulli i fundit në Europë, rezultonte në sezonin 2004-2005, kur anglezët përmbysën në Turqi Milanin.
Kjo është hera e gjashtë për Liverpool që ngjitet në fronin e kontinentit, pasi më parë ka triumfuar në këtë kompeticion në sezonet 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84 dhe 2004–05./ Opinion.al E.Xh.
https://youtu.be/SIHFUeAp1ow