Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej rreth 500 kilogramë kanabis, gjatë një operacioni kundër një rrjeti kriminal. Në pranga kanë përfunduar 5 persona.
Sipas mediave italiane, personat janë vënë në pranga në Firence, Siena, Brindisi, ndërsa një person është vënë në pranga në Vlorë.
Nga të arrestuarit 4 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se droga është transportuar nga Shqipëria në Pulia, e më pas është shpërndarë në zona të tjera në Itali./Opinion.al