Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu ka qenë në fokusin e mediave spanjolle. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Rona ka publikuar këto ditë klipin e saj më të ri me titull “Me lule t’bukra”, këngë e cila është vlerësuar me mediat spanjolle.
Ka qenë pikërisht ‘OGA Espain’, një media shumë e njohur sidomos për promovimin e artistëve të ‘Eurovision’ në Spanjë që ka shkruar për Nishliun.
Ndër të tjera është shkruar rreth vokalit të saj të veçantë.
Rona u bë mjaft e njohur pas pjesëmarrjes së sajnë Eurovision në vitin 2012 me këngën ‘Suus’, duke u renditur si një nga performancat më të mira në festivalin Europian./Opinion.al/